Gjykata gjkko 1024x580

Është shtyrë e një herë seanca gjyqësore në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dosjen “Metamorfoza”, të pandehurit e së cilës janë Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviç (Bajri), Edmond Preka, Asmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita.

Ka qenë Sokol Tahiraj, avokati i të pandehurit Asmer Bilali, i cili dërgoi një raport se është i paaftë për punë. Me këtë raport, Tahiraj ka kërkuar dhe shtyrjen e seancës.

GJKKO-ja nuk ndërpreu menjëherë seancën, por caktoi sakaq për Bilalin avokaten Pranvera Doçi, për mbrojtjen e interesave e të pandehurit.

Avokatja pretendoi se është njohur vetem me aktet e dosjes për të pandehurin Ardit Hasanbegajn dhe jo me aktet për të mbrojtur interesat e të pandehurit Asmer Bilali.

Trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Etleva Deda dhe anëtarë Flora Hajredinaj e Erion Çelaj, vendosi revokim të vendimit te ndërmjetëm që caktoi Pranvera Doçin për Asmer Bilalin dhe ndërpret seancën gjyqësore për ta shtyrë për në një datë tjeter.

GJKKO-ja vendosi masë administrative prej 30 mijë lekë ndaj Anila Xhafës, avokates së Asmer Bilalit,

Seanca e radhës për çështjen ‘Metamorfoza” do të mbahet në datën 5 qeshor, ora 15:00.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights