Image 608 1024x683

Është shtyrë përsëri seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme GJKKO, e cila pritej të zhvillohej këtë të martë, më 21 tetor, për dosjen ku është i përfshirë ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Shkak është bërë bojkoti i avokatëve në rang kombëtar, që do vijojë deri të premten e datës 25 tetor.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, Veliaj akuzohet për përfshirje në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës.

Seanca e kaluar e parashikuar të mbahej më 10 tetor, u shty për shkak të avokatëve, të cilët gjendeshin në bojkot, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
Në sallë mungoi edhe vetë Erion Veliaj.

Megjithatë sjellim ndërmend se Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka shpallur edhe këtë javë një bojkot pesëditor të të gjitha seancave gjyqësore penale, duke nisur nga e hëna e 20 tetorit deri më 25 tetor, në shenjë proteste ndaj arrestimittë avokatit U.B.

Vendimi për pezullimin e pjesëmarrjes në gjykata prek edhe proceset në Gjykatën Kushtetuese, me përjashtim të seancave që lidhen me masat e sigurisë.

Kjo ka ndikuar edhe në shtyrjen e seancës për Veliajn.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights