Ilir meta 1 1024x576

Seanca paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe tre pandehurve të tjerë është shtyrë për më 12 mars. Shkak është bërë mungesa e avokatëve të Pirro Xhixhos.

Kujtojmë se në seancën e 26 shkurtit Meta dhe Kryemadhi kërkuan pushimin e çështjes.

Kujtojmë se më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme ka çuar në gjyq ish-presidentin e vendit, Ilir Meta dhe Kryemadhin, ndaj të cilëve rëndojnë tre akuza, atë të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Për dyshimet se kanë ndihmuar në pastrimin e parave, në gjyq është çuar edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit dhe Ema Çoku. Ndërkohë, Pirro Xhixho përballet me akuzën për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim

SPAK thotë se hetimet për Metën dhe Kryemadhin kanë zbuluar disa skema korrupsioni dhe përdorimi të pushtetit politik.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights