Shqiperia feston golin ndaj cekise 696x392

Kombëtarja shqiptare nuk ka ndryshuar pozicion në klasifikimin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit për muajin janar.

Qeveria e futbollit botëror publikoi renditjen e parë për vitin 2026 me kuqezinjtë që e nisin vitin në të njëjtin pozicion siç e mbyllën edhe vitin 2025, në vendin e 63-të me 1401,07 pikë të grumbulluara.

Ajo që ka fituar sërish pozicion është pikërisht përfaqësuesja e Kosovës. Dardanët e nisin vitin 2026 në vendin e 79-të, një shkallë më lart në krahasim me klasifikimin e publikuar në fund të vitit 2025 me skuadrën e drejtuar nga Franco Foda që shkon në 1308,84 pikë.

Sigurisht që Kupa e Afrikës e mbyllur këtë të dielë ka ndikuar jo pak në klasifikimin e parë të FIFA për këtë vit, me dy skuadrat finaliste që kanë bërë shumë shumë progres duke ngjitur shkallë në këtë renditje. Kështu Maroku edhe pse humbi në finale e sheh veten mes 10 ekipeve më të mira të botës duke u pozicionuar në vendin e 8-të, një ngjitje me 3 vende në krahasim me muajin e kaluar. Ndërsa skuadra kampione e Afrikës, Senegali fitoi 5 vende dhe ngjitet në vendin e 12-të, një pozicionim që zbret Italinë në vendin e 13-të, shkruan TCh.

Për sa i përket kreut, Spanja vazhdon të jetë në vendin e parë, e ndjekur nga kampionia e botës në fuqi Argjentina dhe Franca në të tretin.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights