Screenshot 2026 03 12 114443 696x466

Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm drejt harmonizimit të sistemit të saj metrologjik me standardet ndërkombëtare, pas miratimit në Kuvend të projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Metrit”.

Ky projektligj, i miratuar me 80 vota pro, synon integrimin e vendit në Konventën e Metrit, një marrëveshje ndërkombëtare të nënshkruar për herë të parë në Paris më 20 maj 1875 dhe të ndryshuar më vonë në Sèvres më 6 tetor 1921. Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë konventë garanton përputhshmërinë e sistemit metrologjik kombëtar me standardet botërore dhe forcon sigurinë e saktësinë e matjeve në sektorë të ndryshëm ekonomikë, industrialë dhe shkencorë.

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, që përfaqëson Shqipërinë në organizmat ndërkombëtarë dhe rajonalë të metrologjisë, do të mund të marrë pjesë në punën e komiteteve konsultative të BIPM-së dhe në krahasimet kyçe të etalonëve të matjeve, si dhe do të sigurojë gjurmueshmëri të matjeve në laboratorët qendrorë të Byrosë Ndërkombëtare të Peshave dhe Masave.

Anëtarësimi ofron gjithashtu mundësinë për të lidhur sistemin kombëtar të kohës me rrjetin botëror të kohës dhe për të marrë pjesë në takime dhe ekspertiza ndërkombëtare të metrologjisë, duke rritur kapacitetet teknike dhe shkencore të Shqipërisë.

Konventa e Metrit është një nga marrëveshjet diplomatike më të vjetra në botë dhe aktualisht ka 64 shtete anëtare, përfshirë vendet e Bashkimit Evropian dhe ato kandidate për anëtarësim. Për Shqipërinë, ky hap është gjithashtu një përparim strategjik në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian dhe përmirësimit të infrastrukturës kombëtare të cilësisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights