Image 520

Ministri i Mbrojtjes,Pirro Vengu zhvilloi sot, 19 qershor, një takim në Paris me homologun francez Sébastien Lecornu, vetëm pak javë pas vizitës së këtij të fundit në Tiranë.

Sipas Vengut, takimi ishte në vazhdën e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes.

“Po ecim me hapa të shpejtë në forcimin e gatishmërisë operacionale dhe specializimin e personelit tonë”, tha ministri Vengu në një postim në rrjetet sociale, duke ndarë edhe momente nga pritja zyrtare.

Ai theksoi se partneriteti strategjik me Francën është një garanci e rëndësishme për zhvillimin e kapaciteteve ushtarake të Shqipërisë, veçanërisht në aspektin e modernizimit të sistemeve ajrore.

Ministri Vengu ndodhet në Francë për të marrë pjesë në “Paris Air Show” (Salon du Bourget), një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare për aviacionin ushtarak e civil, si dhe për teknologjitë e mbrojtjes.

Pjesëmarrja në këtë event përfaqëson një mundësi të rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Francës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights