FB IMG 1775024851748 696x417

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përkujtoi sot 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke e cilësuar atë një arritje historike që ka forcuar sigurinë, sovranitetin dhe rolin e vendit në aleancën euroatlantike.

Në një postim në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e Shqipërisë si një aleate e denjë në shërbim të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke nënvizuar angazhimin e vazhdueshëm në misionet dhe operacionet e NATO-s.

Begaj shprehu gjithashtu krenarinë për përkushtimin dhe profesionalizmin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilat kanë kontribuar me dinjitet krah aleatëve në çdo mision ku është kërkuar prania e tyre.

Presidenti theksoi se, Shqipëria mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për të qenë një faktor stabiliteti dhe sigurie, duke shtuar se vendi do të vijojë të kontribuojë krah aleatëve për paqen, stabilitetin dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për të gjithë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights