Një shtetas gjerman është shpëtuar sot nga Efektivë të Forcës Detare dhe Policisë Kufitare dhe Migracionit të Vlorës.
Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili theksoi se, shtetasi gjerman ishte nisur nga Korfuzi me destinacion Slloveninë, por për shkak të erës së fortë ishte bllokuar rreth 1 milje nga bregu në afësi të grykderdhjes së Vjosës.
“Efektivë të Forcës Detare dhe Policisë Kufitare dhe Migracionit të Vlorës kanë bërë të mundur shpëtimin e një shtetasi gjerman, i cili ishte nisur nga Korfuzi, Greqi me destinacion Slloveninë, por për shkak të erës së fortë ishte bllokuar rreth 1 milje nga bregu në afërsi të grykderdhjes së Vjosës”, u shpreh Peleshi.
Peleshi nënvizoi se, gjendja shëndetësore e shtetasit të huaj është e mirë.

