Maxresdefault

Një 46-vjeçar është arrestuar në lidhje me një shpërthim të ndodhur në një lokal në Rrugën e Durrësit në Tiranë më 18 korrik.

Bëhet fjalë për H. Lilën, i cili ka pasur në pronësi motorin që është përdorur në ngjarje.

“Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 18.07.2025 ku u vendos një sasi me lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, është bërë e mundur identifikimi, kapja e ndalimi i shtetasit H. L., 46 vjeç, banues në Lushnje”, njoftoi policia.

Autoritetet po punojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights