1733135234 jeffhovenier

Faktori ndërkombëtar ka shprehur shqetësim dhe ka cilësuar të papranueshëm shpërthimin që ka ndodhur në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës. Pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti, përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it kanë diskutuar situatën, ndërsa ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovvenier, theksoi se sulmi ka pasur për qëllim shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës.

Kur është pyetur nëse Serbia është përgjegjëse për këtë akt, Hovvenier u shpreh se është ende herët për të dhënë një përgjigje të tillë dhe se janë të nevojshme hetime të thelluara për të zbardhur autorët. “Nuk mund të konfirmojmë ende kush qëndron pas këtij sulmi. Këto gjëra kërkojnë hetim të kujdesshëm, dhe është shumë herët për të bërë ndonjë përfundim,” tha ai.

Nga ana tjetër, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Avio Orav, ka përsëritur qëndrimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, i cili e ka cilësuar këtë akt si një sulm terrorist dhe sabotazh. “Patëm një takim me kryeministrin Kurti, i cili na informoi për ngjarjet e së premtes. Borrell ka bërë thirrjen e tij të qartë dhe nuk është nevoja ta përsërisim,” shtoi Orav.

Kosova ka akuzuar Serbinë si përgjegjëse për sulmin, ndërsa pas shpërthimit, KFOR ka dërguar njësi për të siguruar zonën e dëmtuar në Zubin Potok, ndërsa forcat e FSK-së janë angazhuar për të mbrojtur kanalin në Vushtrri dhe Obiliq. Policia e Kosovës ka arrestuar 8 persona të dyshuar, të cilët lidhen me këtë incident, gjatë operacioneve në disa fshatra të Zubin Potokut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights