Etna, vullkani më aktiv në Europë, ka shpërthyer në 2 qershor duke krijuar shtëllunga të mëdha tymi dhe hiri në qiell.
Ekspertët kanë paralajmëruar se cikli i ri i këtij aktiviteti në kraterin Juglindor, nëse jo për muaj, do të vazhdojë të zgjasë për javë të tëra. E gjithë kjo varet nga vëllimet e magmës që kanë hyrë në pjesën e sipërme të sistemit të ushqyerjes.
Shkencëtari Italian, Marci Viccaro, ka treguar se çfarë po ndodh në brendësinë e Etnas. Ai paralajmëron rrezikun e madh që rrjedhat piroklastike kanë në zonat që frekuentohet nga turistët.
“Vullkani ka hyrë tashmë në këtë fazë të re shpërthyese në kraterin juglindor për disa javë, një fazë aktive që karakterizohet nga episode jetëshkurtra, me energji intensive, por pak më pak se paroksizmat e ‘2020/2022. Ky është aktivitet strombolian që është relativisht i butë në fazat e hershme dhe më pas intensifikohet me shpejtësi derisa të prodhojë shpërthime me frekuencë mjaft energjike. Gjithashtu duhet të mbahet mend se Etna është një vullkan në aktivitet të vazhdueshëm. Kur flasim për një gjendje aktiviteti të vazhdueshëm, duhet të specifikohet se nuk po i referohemi domosdoshmërisht manifestimit shpërthyes, por edhe degazizimit të vazhdueshëm ose emetimeve të dobëta të hirit, të cilat në çdo rast janë një simptomë e pranisë së magmës në nivele pak a shumë sipërfaqësor”, shpjegon ai.
Më tej Marci Viccaro thotë se evolucioni ka prodhuar një sasi të konsiderueshme paqëndrueshmërie në zonën e majës. Materiali piroklastik është vendosur në anët e pjerrëta dhe të koneve.
Edhe pse shkencëtarët thonë se aktuaklisht në pjesët mesatare dhe të ulëta të vullkanit nuk ka rrezik, megjithatë në zonën e majës dhe në zonat mesatare e të larta, që vizitohen nga turistët, episodet vullkanike mund të krijojnë rrezik.
Në këtë rast duhet të ketë shumë kujdes, pasi në këto faza të shembjes gjatë shpërthimit që shpesh ndodhin papritmas, ato mund të marrin drejtime të paparashikushme. Ato varen nga pjesa e konit që shembet, dhe zgjerimi i këtyre rrjedhave ndodh me një shpejtësi shumë të lartë. Këto janë re me material shumë të nxehtë, inkandeshent, dhe ato përfaqësojnë një rrezik të dukshëm në nivelin e majës.