Shperthimi diellor 1024x574

Është regjistruar ndriçimi diellor më i fuqishëm për vitin 2025. I renditur i pari klasit X, është gjeneruar nga njolla diellore AR4087. Si pasojë ka shkaktuar një blackout radio në disa zona të planetit, ndër të cilat Evropë, Azi dhe Lindje e Mesme.

Shkëlqimet diellore janë shpërthime që renditen në bazë të intensitetit që kanë, dhe janë të ndara në 5 të tilla, A, B, C, M, dhe X, secila prej të cilave shkakton një rritje të energjisë me 10 herë më të lartë se paraardhësja, dhe shkalla X është më e fuqishmja.

Fenomeni ka provokuar çlirimin e një vale energjie me rreze X dhe radiacione ultraviolet ekstreme, që kanë goditur Tokën me shpejtësinë e dritës, duke jonizuar me shpejtësi pjesën e sipërme te atmosferës.

Ky shpërthim në kurorën e diellit, mund të shkaktojë në ditët në vijim stuhi gjeomagnetike dhe aurora boreale intensive.

Shpërthimi u fundit vjen pas disa muajsh që aktiviteti i Diellit ishte relativisht i qetë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights