Vendngjarja lushnje

Një shpërthim tritoli ka tronditur qytetin e Lushnjës në orët e para të mëngjesit të sotëm, 30 shtator, konkretisht në lagjen “Gafurr Muço”. Lënda plasëse dyshohet se është vendosur në katin e parë të një pallati parafabrikat, duke shkaktuar dëme materiale, por pa të lënduar në njerëz.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, shpërthimi ka ndodhur pranë banesës së Sh.Gj, nënë e K.Gj, e njohur si ish-e dashura e një personi të dënuar me burgim të përjetshëm, L.H., i cili është përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale, përfshirë dhe vrasjen e dy personave.

“Rreth orës 01:00, në lagjen ‘Gafurr Muço’, në murin e jashtëm në katin e parë të banesës së shtetases Sh. Gj., 57 vjeçe, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Banorët e pallatit janë alarmuar dhe janë larguar nga banesat gjatë natës për shkak të frikës së përshkallëzimit të situatës.

Nga shpërthimi janë dëmtuar pjesërisht fasada e pallatit, veçanërisht sistemi kapot, një tub shkarkimi i ujërave dhe një dritare në katin e dytë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe autorët e mundshëm.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se po shqyrtohen disa pista, një nga të cilat është pista e një hakmarrjeje për shkak të lidhjes së vajzës me personin me të shkuar kriminale.

Pista tjetër është mundësia që ngjarja të jetë e lidhur me të kaluarën e vajzës që jeton në këtë banesë, ose që të jetë një skenar për të justifikuar më pas kërkesën për azil në një shtet europian. Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin informacione të mëtejshme në orët në vijim.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights