if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Shpertthim

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e sotëm zonën e Prenestinos në Romë, në një pikë karburanti në Via dei Gordiani, duke shkaktuar një zhurmë të madhe që është dëgjuar në disa lagje të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake të zjarrfikësve, incidenti ndodhi pak pas orës 08:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga shkëputja e një pompe të cisternës që furnizonte pikën e karburantit. Nga vendi i ngjarjes u ngrit një re e dendur tymi, e dukshme nga pjesë të ndryshme të qytetit.

Autoritetet konfirmuan se 21 persona janë plagosur, përfshirë edhe nëntë policë, një zjarrfikës dhe një punonjës i urgjencës. Fatmirësisht, asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.

Zjarrfikësit ndodheshin në vendngjarje për një zjarr të mëparshëm, kur ndodhi shpërthimi i madh. Dyshohet se një kamion ka goditur një tubacion, çka mund të ketë shkaktuar rrjedhje gazi dhe më pas shpërthimin. Për pasojë u prek edhe personeli shëndetësor që ishte në vendngjarje.

Flakët përfshinë një depo që ndodhej pas pikës së karburantit dhe u dëmtuan disa ndërtesa përreth. Disa kalimtarë gjithashtu mbetën të lënduar nga xhamat e thyer dhe copat e mbetjeve që fluturuan në ajër.

Banorët e zonës përjetuan momente paniku.

“U zgjuam nga një shpërthim, menduam se ishte bombë”, tregoi një banore e një ndërtese pranë shpërthimit.

Zjarrfikësit janë ende në vendngjarje dhe po punojnë për të siguruar zonën dhe zbardhur shkaqet e shpërthimit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights