Në kuadër të operacionit të koduar “STOP”, shërbimet e Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kanë finalizuar një ndërhyrje në një hyrje pallati në rrugën “Xhanfize Keko”, ku u arrestuan në flagrancë dy shtetas që dyshohen se shpërndanin lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në ambientin ku ndodheshin të dy shtetasit u sekuestruan 8 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë xhelatine. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B.(K), forcat e policisë gjetën dhe sekuestruan rreth 802 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si dhe 3 armë të ftohta (thika)
Në bashkëpunim me Prokurorinë, hetimet për këtë rast vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale janë kaluar për veprime të mëtejshme.