TIRANË

Finalizohet
operacioni policor i koduar “Kodra e Diellit 2”, vihen në pranga 5 shtetas që
në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kokainë në sasi të
mëdha.

 Sekuestrohen
2 kg e 300 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, si dhe 4 aparate
celulare.


 Specialistët
e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për
goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike,
pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara
nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të
koduar “Kodra e Diellit 2”.

 

Në kuadër të
këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 – Donald
Muhamuçi, 31 vjeç, Ermal Lamaj, 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, Kostaq Murtaj,
29 vjeç, Olsi Mylka, 34 vjeç, Shemsi Proda, 30 vjeç, të tre banues në Sarandë.

 

Nga verifikimet
e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin,
siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në sasi të mëdha, dhe më
pas e shisnin atë rreth 30 mijë euro kg, në vende të ndryshme në Tiranë.

 Materialet procedurale
i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të
Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights