Në kuadër të operacionit “Foremost” nga policia e Durrësit u arrestuan sot 8 persona, të cilët akuzohen se shpërndanin droga të forta në lokalet e natës në Durrës dhe Sukth.
Katër prej të arrestuarve, rezultojnë personazhe të njohur në rrjetin social tik-tok. Bëhet fjalë për shtetasit E C, 25 vjeç, G K 23 vjeç dhe K B, 24 vjeçe, të tre banues në Durrës, si dhe S B, 24 vjeç, banues në Shijak.
Katër të rinjtë u arrestuan si anëtarë të grupit kriminal që furnizoheshin me kokainë nga G M dhe e shpërndanin në zona të ndryshme të Durrësit dhe në grupe kriminale.
Ata numërojnë mijëra ndjekës në Tik-Tok dhe janë shumë të famshëm. Rezulton se S B ka marrë pjesë edhe në serialin “Aventurierët” dhe numëron gati 50 mijë ndjekës në Instagram.
Nga ky operacion është sekuestruar drogë e llojit kokainë, makina luksoze dhe shuma parash në euro e paund.

