Erdogan 1024x571

Recep Tayyip Erdogan i ftoi turqit që të festojnë. E quajti një ditë historike dhe një kapitull i ri i Turqisë pa terrorizëm, pasi një grupim i PKK vendosi që të dorëzonte armët.

“Sot mos harroni është një ditë e re, është një faqe e re që po hapet në historinë e Turqisë. Shpresoj që t’i kemi dhënë fund mallkimit 47-vjeçar me terrorizmin. Tashmë është mbyllur një faqe dhe rrugëtimi i gjatë që ka kaluar Turqia me plot dhimbje dhe lot”, tha Recep Tayyip Erdogan.

Për herë të parë foli edhe për procesin në vijim. Presidenti turk mohoi që të ketë bërë pazare me kurdët ndërsa do të vijojë dialogu me anëtarët e partisë DEM, që përfaqëson popullsinë kurde në kuvendin e Turqisë.

“Hapi i radhës është tashmë në Kuvendin e Turqisë do të merremi me ndryshimin e legjislacionit. Me këtë do të merret një komision i posaçëm me pjesëtarë edhe nga partia kurde DEM”, shtoi Recep Tayyip Erdogan.

Ende nuk dihet se cili do të jetë fati i Abdullah Ocalan, drejtues i PKK i cili ndodhet në ishullin Imrali i burgosur. PKK vendosi të dorëzonte armët pas një konflikti turko kurd që ka nisur që në vitin 1984 konflikt nga i cili thuhet se kanë humbur jetën mbi 400 mijë persona.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights