Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti i fazës së playoffit të Ligës së Kampioneve dhe çiftet e përcaktuara janë vërtet interesante.
Shanset që në këtë short të kishte përplasje mes skuadrave të të njëjtit kampionat ishin të mëdha dhe një gjë e tillë i ra për pjesë Ligue 1 në Francë ku skuadra kampione në fuqi e Evropës, Paris Saint Germain do të luajë ndaj Monaco për te vijuar në misionin e saj për të mbrojtur titullin.
Edhe Juventusi ka një raund të komplikuar teksa përballë do të ketë Galatasaray, skuadrën turke që ka në radhët e saj një futbollist që e njeh mirë futbollin italian si Osimhen.
Sfidë interesante është edhe ajo mes Borussia Dortmund dhe Atalantës, ndërsa Atletico Madrid do të masë forcat me Clun Brugge. Dy sfidat e tjera të këtij raundi do të jenë Qarabag-Newcastle dhe Olympiacos-Bayer Leverkusen. Ndeshjet e para të playoffit do të luhen në 17-18 shkurt ndërsa ato të kthimit në 24-25 shkurt.
ÇIFTET E PLAYOFF-it
Monaco-Paris Saint Germain
Benfica-Real Madrid
Qarabag-Newcastle
Bodo/Glimt-Inter
Galatasaray-Juventus
Dortmund-Atalanta
Brugge-Atletico Madrid
Olympiacos-Leverkusen
