Një aksident me vdekje raportohet në Shkodër. Sipas policisë, një makinë ka përplasur për vdekje një grua.
“Rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, 65 vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thotë Policia.