Dy shoferë janë përfshirë në një sherr për motive këtë të hënë në Kamëz. Mes tyre janë përdorur edhe sende të forta.
Uniformat blu thonë se si pasojë ka mbetur i lënduar një 38-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Por policia njoftoi se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.
“Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia
Kamëz/Informacion paraprak
Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh.
Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.
Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.