KORÇË- Një makinë është djegur gjatë natës së shkuar në qytetin e Korçës.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e fajancës”.
Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.
“Më datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. C., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
https://www.facebook.com/blueledED/

