Për herë të parë në qytetin e Shkodrës, janë kryer me sukses dy ndërhyrje koronare live, të udhëhequra nga mjekët Aurel Toma dhe Florim Cuculi.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga Ministria e Shëndetësisë: ”Mirëmëngjes nga Shkodra, ku për herë të parë u realizuan live dy ndërhyrje koronare me udhëheqjen e ekografisë intravaskulare( IVUS), nën drejtimin e Prof. Dr. Aurel Toma dhe Prof. Dr. Florim Cuculi, së bashku me ekipin e kardiologëve intervencionues të Spitalit Rajonal të Shkodrës.”
Në konferencë morën pjesë mbi 80 specialistë të njohur nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke sjellë një nivel të lartë ekspertize të hemodinamikës shqiptare.
Ministria e Shëndetësisë thekson se këto ndërhyrje përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në avancimin e teknologjive kardiologjike në vend dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal mes specialistëve të fushës.
