Shkoder

 

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur më 10 nëntor në Shkodër, ku autori i dy shpërthimeve me lëndë plasëse, njëri në biznesin dhe tjetri në banesën e shtetasit A. F., ka bashkëpunuar me motrën e tij për të përfituar një shumë të konsiderueshme parash nga biznesmeni, me të cilin kishte një konflikt lidhur me pronësinë e një agjencie funerale.

Në kuadër të hetimeve të realizuara me ndihmën e Prokurorisë, është arrestuar motra e autorit, ndërkohë që kërkimi për kapjen e tij vazhdon. Autori i dyshuar, B. P., një 35-vjeçar, është shpallur në kërkim që prej muajit gusht, pas dyshimeve për vënien e lëndës plasëse në agjencinë funerale.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara në parukerinë që administrohej nga motra e autorit, policia ka sekuestruar 0.5 kg kanabis. Po ashtu, gjatë kontrollit të banesës së B. P., i cili ka precedentë të mëparshëm për armëmbajtje pa leje, janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një radio dore e ngjashme me ato të policisë, një laptop, një DVR dhe 11 celularë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights