Collage 4 4

58-vjeçari me iniciale N.M., i cili mbrëmjen e së enjtes dyshohet se vrau me armë zjarri 61-vjeçarin Piro Prroni që shihni në këtë foto, i ka dhënë fund arratisë së tij.

Pak orë pas ngjarjes së regjistruar në fshatin Abat të Shkodrës, autori është vetëdorëzuar në polici.

Mësohet se ai është bindur të dorëzohet pas negociatave të zhvilluara me drejtorin e policisë.

Pas mbërritjes në ambientet e policisë 58-vjeçari është marrë në pyetje nga hetuesit ku ka dëshmuar se viktima tentoi ta godiste me sqepar, ndaj e qëlloi me pistoletë.

Policia gjeti në vendin e ngjarjes dy gëzhoja pistolete  dhe 2 mjete prerëse.

Macaj akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights