17 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë, pas një aksioni të Europol, ndërsa dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Në operacionin e zhvilluar mes autoriteteve gjermane dhe ato belge, u sekuestruan mbi 700 mijë euro dhe 20 kilogram drogë, ndërsa në aksion morën pjesë më shumë se 300 forca policie.

Europol së bashku me autoritetet gjermane dhe ato belge kanë vënë në pranga 17 anëtarë të një grupi kriminal shqiptarësh të përfshirë në trafikun e drogave të forta dhe pastrimin e parave në të gjithë Europën.

Në kuandër të operacionit ku morën pjesë mbi 300 oficerë u kryen bastisje në 21 banesa.

Të arrestuarit kishin ngritur një plantacion të brendshëm për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa oficerët u sekuestruan edhe 15 kilogramë kanabis, 3 kilogramë drogë sintetike dhe 3 kilogramë kokainë, 13 automjete, shumica të pajisura me ndarje të fshehta për transportimin e drogës dhe tri armë zjarri. 

Sipas Europol, hetuesit zbuluan se droga po kontrabandohej në kontejnerë në Belgjikë, përpara se të transferohej në Gjermani me automjete të pajisura me ndarje të fshehta të sofistikuara. Lënda narkotike më pas shpërndahej në të gjithë Evropën pasi organizata kriminale ishte e specializuar në trafikun e heroinës dhe kokainës. Europoli tha se mbështeti këtë hetim duke ofruar ekspertizë të përshtatur dhe mbështetje të gjerë me qëllim plotësimin e boshllëqeve hetimore në nivel ndërkombëtar dhe koordinimin e veprimeve për çmontimin e të gjithë strukturës së këtij grupi kriminal.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights