Image 525

Këshilli i Ministrave ka dërguar në Presidencë njoftimin për vakancat për gjashtë bashkitë e vendit, mes tyre dhe Tirana.

Në këtë shkresë, e cila mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë, Engjëll Agaçi, njoftohet kreu i shtetit Bajram Begaje edhe për vakancat në 5 bashki të tjera si:, Vlora, Berati, Mati, Cerriku dhe Tepelena.

Tashmë, pas kësaj lëvizjeje, Presidenti i Republikës Bajam Begaj ka në dispozicion 48 orë kohë për dekretimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Ajo që pritet me interes është Bashkia e Tiranës, ku Erion Veliaj ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, duke e cilësuar antikushtetues.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights