Një 21 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi kontrabandonte mallra me përbërje kanabisi në vendin tonë, ndërsa u shpall në kërkim një tjetër.
Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Mix”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale u arrestua shtetasi A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. T., 26 vjeç.
“Gjatë kontrollit në dyqanin e shtetasit T. T., me punonjës shtetasin A. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, produkte të ndyshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat sipas mbishkrimit në paketim, kishin në përbërje lëndë narkotike cannabis sativa,” njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.