Shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë thuaj të.gjithë territorin shqiptar janë bërë shkak për aksidente në rrugët nacionale.
Që në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Durrës – Tiranë 5 automjete janë përfshirë në aksident në dy vende te ndryshme jo më larg se 100 metra nga njëri tjetri.
Mendohet se shkak për aksidentet është bërë shiu i dendur që ne pak minuta ka përmbytur rrugët nacionale.
Ky aksident ka ndodhur sapo kalon mbikalimin e Shkozetit drejt autostradës.
Automjetet kanë pësuar dëmtime dhe fatmirësisht nuk ka lëndime në njerëz.
Policia rajonale Durrës ka shkuar në vend ngjarje për të hetuar më tej shkaqet e aksidentit dhe çbllokimin e trafikut
https://www.facebook.com/blueledED/