if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Italia

Policia e Sarandës ka goditur një rast vjedhjeje në Ksamil, duke arrestuar në flagrancë një shtetase italiane dhe proceduar penalisht dy të tjera.

Ngjarja ndodhi më 21 gusht 2025, në bulevardin e Ksamilit, italianet vodhën bizhuteri, parfume dhe suvenire, me vlerë rreth 150 mijë lekë.

“Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, u arrestua 21-vjeçarja M.D., ndërsa bashkëpunëtoret e saj, G.D., 18 vjeçe, dhe G.C., 22 vjeçe, u proceduan penalisht në gjendje të lirë. Një pjesë e sendeve të vjedhura u sekuestrua si provë materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme në kuadër të veprës penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim“, thotë Policia, krahas videos.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights