if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Meta dhe kryemadhi

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar nga qelia, përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me deklaratën e sotme të ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, njëherësh ish-kryetare e së njëjtës force politike që ai drejton. Meta e quan zonjën Kryemadhi “Zegjine të SPAK-ut”.

“Një përgjigje për ‘Zegjinenë’ e SPAK-ut. Në respekt dhe përkujdesje të tre fëmijëve të mi u kisha thënë pas zgjedhjeve, që nëna e tyre të mos e përmendte më emrin tim në publik se nuk doja të merresha më me të. Por kur të komandon halli bëhesh “Zeqine” e SPAK-ut”. shkruan Meta.

Ky reagim i Metës vjen si përgjigje në lidhje me deklaratën e mëhershme të kësaj të hëne, ku Kryemadhi shprehej se kryetari i PL-së si dhe sekretarit të përgjithshëm, Tedi Blushi, përsërisin akuzat e kreut të SPAK-ut Altin Dumani në lidhje me kartat bankare dhe shpenzimet e saj, që ajo i konsideron të pasakta. Meta thotë se kjo nuk është e vërtetë, përkundrazi.

“Ilir Meta dhe Tedi Blushi, jo vetëm që nuk përsërisin akuzat e Altin Dumanit, por vetëm kanë çmontuar publikisht shpifjet kriminale të orkestruara nga Altin Dumani se gjoja ishin gjetur dy prova të reja, pra dy karta bankare të reja, që sipas tyre ishin të përdorur edhe nga Ilir Meta, apo edhe ai ishte në dijeni“, thotë Meta.

Ai shton se nuk i beson as vetë akuzat, sepse po të ishte kështu SPAK-u s’do e kishte lejuar Kryemadhin të udhëtonte në SHBA.

Sigurisht edhe unë nuk dua t’i besoj, që ato që ka shkruar Altin Dumani për kartat e saj bankare dhe të Adrian Shatkut janë të vërteta, por ata i shkruajnë për të justifikuar izolimin kriminal të Ilir Metës si lider i Partisë së Lirisë. Se po të ishin të vërteta, sigurisht që SPAK nuk do i jepte leje ‘Zeqinesë’ të shkonte të SHBA në janar të këtij viti, ku jeton Adrian Shatku dhe janë kompanitë e lobimit që ia ka sjellë në Shqipëri, të cilat po i heton SPAK prej 3 vitesh“, thotë Meta.

Çfarë tha Kryemadhi sot?

“Më vjen shumë keq që babai i fëmijëve të mi vazhdon dhe ripërsërit deklaratat e Altin Dumanit, të Sotir Kllapit dhe të Arben Krajës”, tha Monika Kryemadhi sot në një deklaratë për mediat, pasi u paraqit në SPAK në lidhje me masën e saj “detyrim paraqitje” ku foli lidhur me akuzat për shpenzimet e saj në SHBA për veshje.

Lidhur me këto akuza ajo u përgjigj: “Jo nuk janë 240 milionë dollarë veshje. Këtë e thotë zëdhënësi i Partisë së Lirisë së Tedi Blushi, i cili merr direktivat nga SPAK-u. 240 mijë dollarë është gjithë karta e Zotit Adrian Shatku, që është me hotele, me bileta avioni, me dreka me darka me akulloren. Prisni ta mbaroj. Secili ka shpenzimet e veta dhe do t’i kërkoj edhe bankës, edhe për sa më përket mua: Cilat janë hotelet e mia? Cilat mund të jenë biletat e avionit? Ana tjetër, të kuptoni edhe një gjë, Z.Adrian Shatku s’ka të bëjë fare me buxhetin e shtetit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights