0 sd 1

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më parë pranë gjimnazit të gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka” në Shkodër, ku tre adoleshentë mbetën të plagosur pas një konflikti fizik, policia ka vënë në pranga dy persona.

Uniformat blu njoftojnë këtë të shtunë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan dy të rinj, K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, ndërsa kanë nisur procedimin penal ndaj pesë të miturve (katër 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar), të përfshirë gjithashtu në sherr.

Sipas njoftimit të Policisë, konflikti ndodhi në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, duke shkaktuar dëmtime të lehta tek dy të mitur 17-vjeçarë. Por në njoftimin e djeshëm thuhej se ishin dërguar në spital 3 persona, të cilët ishin vëllezër . Policia po punon në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights