Image 234

Një rast konflikti mes të rinjve është shënuar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, në zonën e “Ali Demit”, nga ku dyshohet se mund të ketë pasur të shtëna arme në ajër.

Nga kjo ngjarje, janë shpallur në kërkim 4 persona, konkretisht shtetasit F. D., 36 vjeç, D. Zh., 25 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe F. S., 27 vjeç.

Si pasojë e konfliktit, është lënduar 26-vjeçari, shtetasi G.K., i cili dyshohet të ketë qenë gjithashtu i përfshirë në sherr. I riu ka marrë ndihmën mjekësore e ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por më pas do të kryhen veprimet procedurale ndaj tij, pasi ka dhënë deklarata kontradiktore për ngjarjen.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër. Sakaq, janë gjetur dhe sekuestruar nga vendngjarja një shkop bejsbolli, dy gëzhoja, një automjet dhe tre celularë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasit F. D., 36 vjeç, D. Zh., 25 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe F. S., 27 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi G. K., 26 vjeç (i dyshuar i përfshirë në konflikt), i cili mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me 26-vjeçarin do të kryhen veprime procedurale në vijim, pasi ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights