728 485 policia tiranes 1639496473
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 31-vjeçarin F.K., pasi një ditë më parë (të martën) ka dhunuar punonjësin e Policisë Rrugore te rrethrrotullimi i i Unazës së Re. Në një raportim për mediat, uniformat blu bëjnë me dije se 31-vjeçari nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar automjetin e tij dhe në momentin e lëvizjes ka tërhequr zvarrë punonjësin e policisë duke i vënë jetën në rrezik. Më pas ai ka kundërshtuar për të paraqitur dokumentacionin përkatëse dhe ka goditur punonjësi e policisë duke i shkaktuar dëmtime fizike. Njoftimi i policisë: Më datë 18.03.2025, te rrethrrotullimi i Unazës së Re, në rrugën “Sotir Caci”, punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, i planëzuar me shërbim, i ka bërë shenjë ndalimi një automjeti, pasi ka konstatuar lëvizje të pakontrolluara në rrugë. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen. Duke vijuar lëvizjen, drejtuesi i automjetit e ka tërhequr punonjësin e Policisë, për disa metra, duke i rrezikuar jetën. Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe ndaluar automjetin, dhe i ka kërkuar drejtuesit, t’i paraqesë dokumentacionin. Drejtuesi i automjetit e ka kundërshtuar dhe më pas e ka goditur punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat drejtuesin e automjetit, dhe në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të tij, konkretisht shtetasit F. K., 31 vjeç, banues në Tiranë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights