Pamje nga vendi i ngjarjes. liqeni i shkopetit mat 1024x580

Mbrëmjen e djeshme, 8 korrik, policia gjeti të pajetë 23 vjeçarin Renis Dobra, pranë liqenit të Shkopetit.

Rezulton se i riu ka shenja mavijosje në qafë, çka për policinë ngre dyshimet se e kanë mbytur dhe makinën ia kanë hedhur në liqen.

Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë alarmuar policinë për zhdukjen e të riut.

Zbardhja e detajeve të plota të ngjarjes, sipas tij do të ketë e vështirë, kjo pasi e gjithë zona ka një mungesë të mbulimit me kamera sigurie.

Mësohet se ka qenë babai i viktimës ai që ka denoncuar zhdukjen e të birit rreth orës 21:30, ku tha përpara bluve se prej tre orësh nuk kishte asnjë kontakt me 23-vjeccarin.

“Djali është zhdukur, prej orësh nuk kam asnjë kontakt me të”, mësohet të ketë deklaruar ai.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights