Shengjin

Një ditë para çeljes së sezonit turistik, në Shëngjin është ndërmarrë një aksion pastrimi në bregdet.

Të shtunën në Shëngjin do të çelet zyrtarisht sezoni i ri veror. Para nisjes së sezonit, bashkia e qytetit dhe përfaqësues të institucioneve të tjera lokale. Aksioni i pastrimit u shtri nga Rana e Hedhun deri në Kune.

“Nuk është situatë alarmante, ka një stabiltetet pastërtia, por gjithsesi ne po bëjmë puënnë tonë. Ju bëj thirrje të gjithë pushuesve që vijnë në bregdet, të mos marrin qeset dhe t’i lënë. Ka shumë qese që janë në rërë dhe mezi po i shkulim”, tha kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu kërkoi edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për një bregdet të pastër

“Absolutisht pastërtia në Shëngjin do të jetë në nivele të duhura këtë verë. Kemi marrë të gjitha masat e nevojshme, por duhet një aksion për ta sjellë situatën në normalitetet, për shkak edhe të mospasjes së sezonit dhe një vëmendje të ulur që kemi pasur gjatë kohës”, tha Pjerin Ndreu.

Shëngjini është kthyer vitet e fundit ndër destinacionet më të preferuara në vendin tonë dhe këtë verë pritet që të mirëpresë mijëra vizitorë, vendas e të huaj.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights