Policia shkoder 1024x498

Lidhur me situatën e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit, ditën e sotme, 10 korrik, janë shkarkuar nga detyra Drejtori i Policisë Shkodër, dhe shefi i Komisariatit për situatën në Theth.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në një deklaratë për mediat ka njoftuar shkarkimin e drejtuesve në Shkodër, teksa një mesazh pati edhe për Drejtorët Vendorë të Policisë në qarqe.

“Prandaj kam vendosur të shkarkoj nga detyra Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe bashkë me të edhe Shefin e Komisariatit të Policisë Shkodër.
Nëse shefi i komisariatit nuk do të dijë jo se sa veprime pa leje mbi territorin janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, por deri edhe se sa karrige lokalesh jashtë apo çadra plazhi të lejuara ka në territorin e mbuluar prej strukturës së tij, atëherë ai nuk do të rrijë më në atë detyrë. Por ky është një mesazh i qartë edhe për të gjithë Drejtorët Vendorë të Policisë në qarqe që do të mbajnë përgjegjësi direkte nëse symbylljen apo padijen mbi territorin të vartësve të tyre, nuk e konstatojnë ata vetë përpara se ta konstatoj unë  apo përpara se sa ta ketë konstatuar i gjithë komuniteti!”, shprehet Proda.

Një vendim i tillë vjen pas ndërtimeve pa leje në Theth, ku po hiqen kabinat e vendosura për pritjen e turistëve.

Për tre ditë IKMT-ja ka vijuar me aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, ku ditën e djeshme, 9 korrik, ndryshe nga dy ditët e para, ata janë përplasur me banorët dhe pronarët e bujtinave, objektet e të cilave janë kategorizuar si të paligjshme.

Banorët kërkojnë t’u jepet kohë për ekzekutimin e vendimeve të prishjes së objekteve, konkretisht pas përfundimit të sezonit veror.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights