Edhe një herë tjetër, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku ekspertët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit shihen duke shembur ambientet pa leje të disa subjekteve.
”S’ka pushim”, ky është teksti që shoqëron videon e radhës.
Ky postim vjen vetëm dy ditë, pasi kryeministri Rama prezantoi Strategjinë për Zhvillimin e Sektorit të Turizmit, ku hapësirat e gjelbërta përbënin një pikë të rëndësishme. Gjatë fjalës së tij Rama premtoi gjelbërimin total të Shqipërisë.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në muajin korrik dhe është shtrirë në mbarë vendin. Madje, qeveria ka ngritur edhe një aplikacion, “Hapësira Ime”, ku qytetarët mund të raportojnë rastet e zënies së hapësirave publike. Deri më tani janë bërë rreth 8 mijë e 700 raportime, prej të cilave janë zgjidhur më shumë se 3 mijë e 800.