Shehaj 1 738x450

Partia Mundësia mbajti sot një protestë para Gjykatës Kushtetuese, ku po shqyrtohet ankimimi i qeverisë ndaj vendimit të GjKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra si ministre dhe zëvendëskryeministre.

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, tha për mediet se Gjykata Kushtetuese duhet të mbajë anën e qytetarëve, pasi ajo nuk mund të përdoret. Ai tha se një herë kjo gjykatë u përdor nga qeveria për Erion Veliajn, ndaj kësaj radhe nuk mund të vendosë edhe pro Ballukut.

“Populli shqiptar i ka sytë nga drejtësia dhe pret që Gjykata Kushtetuese të bëhet me qytetarët, drejtësinë dhe jo me të korruptuarit. Gjykata Kushtetuese u përdor një herë nga Rama në rastin e Veliajt, të mos përdoret këtë radhë në ndihmë të Ballukut”, tha Shehaj.

Deputeti Shehaj cilësoi se “këto firma nuk kanë asnjë efekt juridik, pasi qëllimi është ndërgjegjësimi i qytetarëve për të mbrojtur sa më shumë drejtësinë, që po vepron kundër zyrtarëve që kanë kryer shkelje”.

Në Gjykatën Kushtetuese mbahet sot seanca në lidhje me masën e sigurisë ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, “pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights