Sekretari
i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Rusia nuk mund ta ndalojë
anëtarësimin eventual të Ukrainës në aleancës perëndimore të mbrojtjes
ushtarake.


“Të gjithë aleatët pajtohen se dera e NATO-s
mbetet e hapur, që Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës dhe se Rusia nuk ka
të drejtë vetoje”, tha Stoltenberg  

Deklarata e Stoltenbergut erdhi gjatë vizitës
së tij në kryeqytetin e Sllovakisë, në Bratisllavë, për bisedime me presidentët
e vendeve anëtare të aleancës në kufirin e saj lindor, të ashtuquajturin grupi
i Nëntë i Bukureshtit.

Nisja e pushtimit të paprovokuar të Ukrainës
nga Rusia në shkurt të vitit të kaluar e ka intensifikuar aktivitetin e NATO-s,
aleancës së themeluar pothuajse 75 vjet më parë për ta kundërshtuar Bashkimin
Sovjetik.

 

Bisedimet në Bratisllavë vijnë pak para
samitit të ardhshëm të NATO-s në Vilnius, ku Stoltenberg tha se aleanca
veri-atlantike do të marrë vendime “shumë të rëndësishme”.

“Ne do ta përforcojmë mbështetjen tonë për
Ukrainën me një pako shumëvjeçare të ndihmave për t’u ndihmuar të kalojnë nga
standardet e epokës Sovjetike në standardet e NATO-s dhe ta sjellim Ukrainën më
afër NATO-s”, tha ai.

“Ne duhet të pajtohemi për një përkushtim më
të madh për t’i rritur investimet në mbrojtje”, shtoi Stoltenberg.

Ukraina ka kërkuar disa herë anëtarësimin në
NATO, mirëpo Stoltenberg ka thënë më parë se anëtarësimi në mes të një lufte
nuk është opsion.

Ai gjithashtu tha se po “punonte shumë për t’u
siguruar që ne do ta mirëpresim Suedinë sapo të bëhet anëtare e plotë e kësaj
aleance”.

 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights