1737445772 donaldtrump

Presidenti amerikan I sapo betuar Donald Trump, ka nisë punën në krye të Shtëpisë së Bardhë me dorë të hekurt, duke anuluar 78 veprime ekzekutive të paraardhësit të tij Joe Biden, duke përfshirë përcaktimin e Kubës si një shtet sponsor i terrorizmit, sanksionet ndaj kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor, masat për të reduktuar rreziqet e inteligjencës artificiale dhe largimin e punonjësve të shtetit federal.

Por krahas kësaj, Trump fali edhe protestuesit që më 6 janar pushtuan ndërtesën e Kapitolit të SHBA-së. Trump u shpreh se vendimi do të mbulonte 1,500 persona, pothuajse të gjithë të akuzuarit e mes tyre edhe janë 14 anëtarë të organizatave të ekstremit të djathtë “Proud Boys” dhe “Oath”.

Në një urdhër tjetër ekzekutiv, Presidenti Trump anulon “udhëzimet gjinore” duke bërë frazën “ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër” politikë zyrtare e SHBA-së , duke anuluar vendimin e administratës së mëparshme për identitetin gjinor.

Trump u inaugurua në kushte të këqija atmosferike teksa urdhërat e firmosur janë nga masat e imigracionit dhe riemërtimi i Gjirit të Meksikës, deri te tërheqja nga marrëveshja për klimën dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights