Trump ambasada e shba per shqiperine 1024x571 1

Shtetet e Bashkuara me urdhër të Presidentit Donald Trump kanë ndërprerë ndihmat e çdo lloj natyre për vendet e juaja. Ndër vendet që janë prekur nga ky urdhër i adminisratës Trump është dhe Shqipëria, ku janë ndërprerë fondet për më shumë se 30 institucione dhe për shuma organizata të tjera.

SHBA deri më tani ka qenë një nga mbështetëset kryesore të sistemit të drejtësisë në Shqiqëri dhe për reformën në drejtësi. Por me urdhërin e Trump, kjo mbështetje tashmë është shuar, deri në një njoftim të dytë.

Por cilat kanë qenë mbështetjet e SHBA-së për Shqipërinë?

Në një kërkim në faqen zyrtare të SHBA-së për ndihmat e vendeve të huaja dhe ka nxjerr disa të dhëna në lidhje me këto ndihma. Në vitin 2024, SHBA-ja ka dhënë për Shqipërinë 18 mln dollarë nga të cilat sistemi i drejtësisë ka marrë 66,574 dollarë. Ndërkohë që reforma anti-korrupsion ka marrë 33,463 dollarë ndihma.

Ndërkohë që në vitin 2022, SHBA-ja i ka dhënë Shqipërisë 52 milion dollarë ndihma, nga të cilat gati 2 milion dollarë janë shpenzuar në forcimin e ligjit dhe anti-korrupsionin. Ndërsa 22 mijë dollarë janë shpenzuar për regjistrimin e magjistratëve në vend.

Në vitin 2021, SHBA-ja ka dhënë për Shqipërinë në total 14 milion dollarë ndihma dhe grante. Ku nga këto 1,825,000 dollarë janë shpërndarë për forcimin e ligjit dhe anti-korrupsionin.

Po ashtu dhe në vitin 2020 janë dhënë nga SHBA-ja 54 milion dollarë ndihma dhe grante, nga të cilat 4,131,209 dollarë janë dhënë për forcimin e ligjit dhe kontrollin e narkotikeve. Ndërsa 1,700,000 dollarë janë dhënë për sistemin e drejtësisë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights