Ushtria amerikane nuk është e sigurt se cilat ishin tre objektet fluturuese që gjuajti mbi Amerikën e Veriut dhe se si ishin në gjendje të qëndronin aq lart, sipas BBC.

Presidenti Joe Biden urdhëroi të dielën që një objekt tjetër, i katërti në total këtë muaj, të rrëzohej.

”Ndërsa po udhëtonte në lartësinë 6 100 metra, ai mund të kishte ndërhyrë në trafikun ajror komercial”, tha SHBA.

Një komandant ushtarak tha se mund të jetë një “lloj i gaztë balone”.

Ai shtoi se nuk mund të përjashtonte që objektet të ishin jashtëtokësore.

Objekti i fundit – i rrëzuar mbi liqenin Huron në Miçigan pranë kufirit kanadez – është përshkruar nga zyrtarët e mbrojtjes si një strukturë tetëkëndore pa pilot.

Ai u rrëzua nga një raketë e lëshuar nga një avion luftarak F-16.

Incidenti ngre pyetje të mëtejshme në lidhje me valën e objekteve në lartësi të mëdha që janë rrëzuar mbi Amerikën e Veriut këtë muaj.

Komandanti i Komandës Veriore të SHBA-së, gjenerali Glen VanHerck tha se nuk kishte asnjë tregues për ndonjë kërcënim.

“Unë nuk do t’i kategorizoj si balona. Ne i quajmë objekte”, tha ai.

Spekulimet se cilat mund të jenë objektet janë intensifikuar ditët e fundit.

“Unë do t’i lë komunitetit të inteligjencës dhe komunitetit të kundërzbulimit ta kuptojnë këtë”, tha gjenerali VanHerck kur u pyet nëse ishte e mundur që objektet të jenë alienë apo jashtëtokësorë.

”Nuk kam përjashtuar asgjë në këtë pikë”, shtoi ai.

Ministria e Jashtme kineze deklaroi sot se SHBA-ja ka fluturuar me balona në hapësirën e saj ajrore më shumë se 10 herë gjatë vitit të kaluar.

“Nuk është gjithashtu e pazakontë që SHBA të hyjë ilegalisht në hapësirën ajrore të vendeve të tjera”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin në një konferencë për shtyp.

”Zbulimi i objekteve më të fundit mund të jetë rezultat i zgjerimit të kërkimit nga radarët dhe sensorët”, tha një zyrtar amerikan për ”Washington Post”.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights