Menjëherë pasi është dhënë lajmi i rëndësishëm për Ukrainën se mund të përdorë armët me rreze të gjatë brenda territorit të Rusisë, ka reaguar presidenti ukrainas Volodymir Zelensky.
Në një deklaratë, presidenti ukrainas tha se është marrë leje për të ndërmarrë veprimet e duhura.
“Shumë në media po thonë se kemi marrë leje për të ndërmarrë veprimet e duhura”.
“Por goditjet nuk kryhen me fjalë. Gjëra të tilla nuk njoftohen. Raketat do të flasin vetë”, u shpreh Zelensky.
Presidenti amerikan Joe Biden i dha dritën jeshile Ukrainës që të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA për të goditur Rusinë, sipas raportimeve të mediave amerikane.
SHBA ka qenë furnizuesi më i madh i armëve për Ukrainën që nga fillimi i konfliktit.
Midis shkurtit 2022 dhe fundit të qershorit 2024, ajo dorëzoi ose angazhoi armë dhe pajisje me vlerë 55.5 miliardë dollar, sipas të dhënave të Institutit Kiel për Ekonominë Botërore, një organizate kërkimore gjermane.
Aleatët e tjerë si Gjermania dhe Britania e Madhe kanë dhënë armë dhe pajisje përkatësisht me vlerë 11 dhe 9,6 miliardë dollarë. Armët përfshijnë avionë, mbrojtje ajrore, tanke dhe drone.