Eu 696x464

Një komisionere evropiane do të marrë pjesë këtë javë në takimin përurues të Bordit të Paqes të presidentit Donald Trump, por BE nuk do t’i bashkohet këtij organi, njoftoi sot Brukseli.

Dubravka Suica, eurokomisionere për Mesdheun, do të udhëtojë për në Uashington për takimin, të planifikuar për të enjten, për të paraqitur qëndrimin evropian mbi situatën në Gaza.

“Ajo do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Paqes për seancën specifike kushtuar Gazës. Dua të theksoj se Komisioni Evropian nuk po bëhet anëtar i Bordit të Paqes”, tha zëdhënësi i BE-së, Guillaume Mercier.

Organizimi, i kryesuar nga Donald Trump, u krijua për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, por statuti i tij i cakton një objektiv shumë më të gjerë si zgjidhjen e konflikteve të armatosura në të gjithë botën.

Në një konferencë për shtyp, Brukseli theksoi sot se ende ka një numër pyetjesh në lidhje me këtë organ.

”Këto pyetje lidhen në veçanti me fushëveprimin, qeverisjen dhe përputhshmërinë me Kartën e OKB-së”, tha Mercier.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights