Një
tjetër ngjarje e rëndë është raportuar në Serbi. Bëhet me dije se një vajzë e
cila ka qenë nxënëse në shkollë private Ruđer Bošković në Beograd, ka goditur
me thikë një nxënëse dhe një mësuese. Kjo e fundi u godit pasi u përpoq që të
ndalonte sulmin.
Raportohet
se të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore dhe nuk janë në gjendje të rëndë.
Ndërsa
theksohet se autorja e sulmit ka përdorur një thikë kuzhine. Menjëherë pas
kësaj shkolla u evakuua menjëherë dhe autorja u arrestua.
Kujtojmë
se vetëm një ditë më parë Beogradi u trodit nga një ngjarje e rëndë.9
persona, mes tyre 8 nxënës të një shkolle, dhe roja humbën jetën të mërkurën,
ndërsa 7 të tjerë u plagosën.
Ndërkohë, Serbia të mërkurën shpalli 3 ditë zie kombëtare për të nderuar
viktimat e masakrës.