1738415569 serbiproteste

Studentët serbë nuk pranuan tu japin fund protestave të tyre, pavarësisht dorëheqjes së kryeministrit Millosh Vuçeviç. Ata duke bllokuar akset kryesore të vendit, kërkojnë largimin e presidenti Aleksandër Vuçiç. Por ndonëse ky I fundit duket se nuk ka në plan të dorëhiqet, përpjekja e studentëve dhe këmbëngulja e tyre, duket se po zë vend në ngjarjet më të rëndësishme botërore.

Së fundmi mësohet se studentët protestues serbë janë janë zyrtarisht kandidatë për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025. Lajmi është konfirmuar nga shkrimtari dhe dramaturgu Siniša Kovačević, një nga propozuesit e tyre për këtë çmim prestigjioz.

“Komiteti Nobel sapo ka dërguar konfirmimin se kandidatura e studentëve serbë për Çmimin Nobel për Paqe është pranuar”, shkroi Kovačević në rrjetin social X, duke shtuar se kandidatura është dorëzuar nga ai dhe avokatja Dijana Stojković.

Afati për nominimet për këtë çmim përfundon sot, dhe sipas Institutit Norvegjez Nobel në Oslo, çdo person që plotëson kriteret ka të drejtë të propozojë një kandidat. Vitin e kaluar, sipas Institutit Nobel u regjistruan 286 kandidatë për këtë çmim, nga të cilët 197 ishin individë dhe 89 organizata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights