Selena Gomez dhe Benny Blanco po diskutojnë mbi masat e sigurisë në dasmën e tyre pas rrjedhjes së detajeve për ngjarjen e madhe që dolën më herët gjatë këtij muaji.
Pas zbulimit të planeve të tyre për martesë, shqetësimi i këngëtares ka qenë siguria e të ftuarve që janë shumë të famshëm.
“Siguria për dasmën e Selena do të ketë rëndësinë më të madhe, jo vetëm sepse ajo është figurë publike, por do të jenë edhe shumë të ftuar”, tha një burim për Daily Mail.
33-vjeçarja po konsideron aplikimin e masës së sigurisë të moslejimit të celularit për të ruajtur privatësinë e të ftuarve.
“Ajo po mendon që t’i lejojë ose jo njerëzit që të mbajnë celularët, si masë shtesë sigurie dhe privatësie, shtuar faktit që dëshiron që të gjithë të jenë të pranishëm”, vijoi burimi.
Sipas një tjetër burimi, po punësohen truproja shtesë sepse çifti s’mund ta shtyjë dasmën për shkak të kalendarit të ngarkuar.
“Nëse s’do të ishte veç dy muaj larg, ata do të bënin ndryshime, por tani kjo është e pamundur dhe nuk duan ta vonojnë dasmën dhe të gjejnë një vend të ri për eventin”, tha një tjetër burim. “Ata po dyfishojnë sigurinë që të jetë sa më privat të jetë e mundur.”
Më 14 korrik, dolën detaje nga ngjarja e madhe duke përfshirë listën e të ftuarve, datën dhe vendin.
Këngëtarja dhe producenti do t’i thonë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni që do të ndodhë këtë shtator në Kaliforni.
Tanimë janë dërguar ftesat drejt miqve të afërt dhe familjes. Mes tyre janë Taylor Swift dhe Travis Kelce, kolegët e Selena nga “Only Murders In The Building” dhe superyje të muzikës që janë miq të Benny.