Burimi i parave 1024x569

Policia Kufitare në Durrës ka goditur një tjetër tentativë për të futur shuma të mëdha parash në vendin tonë, pa i deklaruar ato.

Për këtë arsye, uniformat blu thonë se kanë arrestuar një 40-vjeçar, banues në Dibër. Atij iu gjetën rreth 109 mijë euro dhe 600 franga me vete në furgonin që drejtonte.

“Së bashku me paratë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, furgoni që drejtonte i arrestuari, si dhe 2 celularë dhe pasaporta e tij”, njoftoi policia.

Autoritetet thonë se po punojnë për të dokumentuar burimin e parave të sekuestruara.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights