Screenshot 4 8 696x389

Policia e Shtetit vijon kontrollet intensive në të gjithë vendin për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në kuadër të planit të posaçëm të masave për festat e fundvitit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike Financiare në qytetin e Vlorës, në një subjekt tregtar në lagjen “Hajro Çakërri”, u konstatuan dhe u sekuestruan 691 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre), të cilat tregtoheshin në kundërshtim me ligjin. Në lidhje me këtë rast, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe nisi procedimi penal ndaj shtetases L. V., 64 vjeçe, banuese në Vlorë.

Ndërkohë, edhe në qarkun e Dibrës, në vijim të zbatimit të planit operacional për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm dhe të rrezikshëm të lëndëve piroteknike nga subjekte të paautorizuara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër evidentuan 3 dyqane në qytetin e Peshkopisë, ku mbaheshin sasi fishekzjarresh dhe kapsollash, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara.

Për këto raste, u referuan materialet në Prokurorinë e Dibrës dhe nisi procedimi penal ndaj shtetasve O.D., A.K. dhe D.M., ndërsa lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e vendit dhe apelon për qytetarët dhe subjektet tregtare që të mos përdorin dhe të mos tregtojnë lëndë piroteknike në kundërshtim me ligjin, pasi kjo veprimtari përbën rrezik për jetën dhe shëndetin dhe ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights